Foto:Olivier Guerot, Twitter

Ambasadori francez pas vizitës te Memoriali në Prekaz: Nuk është koha të rriten tensionet

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se nuk është koha që tensionet të rriten në Kosovë.

Ai këtë koment e ka bërë përmes në postimi në rrjetin social Twitter, pasi që ka bërë të ditur se dje ka vizituar Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Guerot ka thënë se është i prekur thellë nga gjurmët e dhunës brutale, por 25 vjet më vonë sipas tij, nuk është koha që të rriten tensionet.

“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten” – ka shkruar Guerot.