Ambasadori francez: Inkurajojmë qeverinë që të vijë me propozime për formimin e Asociacionit

Ambasadori francez në Prishtinë, Oliver Guerot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vijë me propozime për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, Guerot tha që hapi i parë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, është formimi i asociacionit.

“Ne presim që diskutimet do të ndodhin, nga Kosova të fillojnë negociatat për asociacionin, nuk duhet të ketë dyshim për këtë, dhe bazohemi në marrëveshjet paraprake. Ne i inkurajojmë qeverinë e Kosovës që ta bëjë një propozim dhe pastaj do të diskutojmë në bazë të këtij propozimi. Nuk do te flas në teori për këtë apo atë, por porosia për Qeverinë e Kosovës është që inkurajojmë fuqimisht që të bëjnë një hap konkret”- tha ai.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke përfshirë edhe asociacionin.

Kosova vazhdimisht është përballur me kërkesën e ndërkombëtarëve për zbatimin e asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori i Francës për marrëveshjen e Ohrit: Pa marrë parasysh mosnënshkrimin, ne e shohim si obliguese