Ambasadori britanik viziton Vushtrrinë, informohet rreth mundësive për investime që i ofron kjo komunë
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, sot më 05.09.2024.
Në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se ambasadorit i është prezentuar qyteti i Vushtrrisë dhe mundësitë për investime dhe bashkëpunim me investitorë të jashtëm, në disa fusha të ndryshme.
Hargreaves thuhet se është njoftuar edhe me projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë.
Gjatë vizitës së tij në Vushtrri, ambasadori britanik ka vizituar edhe Kalanë e qytetit si dhe ka parë nga afër punimet në shesh dhe në parkingun nëntokësor.
“Ambasadori shprehu interesimin e tij për mundësitë e bashkëpunimit të kompanive britanike me ato vushtrriase të mobilierisë, si dhe mundësitë e investimeve direkte të kompanive britanike. Vizita u mbyll me një drekë të përbashkët me ushqime tradicionale në qebaptore të qytetit. Faleminderit për vizitën, ambasador”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
https://www.facebook.com/KomunaVushtrri/posts/850938550501279?ref=embed_post