Ambasadori britanik takon ushtarët e FSK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar Regjimentin e 2-të të Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Istog.

Ambasadori e ka quajtur mbresëlënëse bisedën me ushtarët e FSK-së lidhur me punën e tyre.

“T’i takosh dhe të bisedosh me ushtarët e FSK-së për punën e tyre, është mbresëlënëse. Ata më informuan për operacionet dhe aktivitetet e tyre të trajnimit dhe bënë një demonstrim të njohurive të zgjeruara që i kanë fituar nga trajnimet në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Abbott në rrjetin social ‘Facebook’.

Më tej, ai është shprehur i kënaqur që ta vazhdoj traditën e marrëdhënieve të ngushta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së.

“U nderova me mundësinë që ta mbaj ligjëratë për lidershipin para oficerëve dhe nënoficerëve të Regjimentit të 2-të”, përfundon ambasadori britanik.