Ambasadori britanik pret në darkë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka pritur në darkë dy kandidatët për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin nga VV dhe Vjosa Osmanin nga LDK.

Përmes një postimi në Facebook, Abbot ka thënë se në këtë takim ka qenë edhe Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër.

“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Abbot.

Në fotot e publikuara nga Abbot shihet të jenë edhe kandidatët për deputetë, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Fitore Pacolli nga VV.

Së fundmi, dy partitë VV dhe LDK kanë zhvilluar disa takime për të harmonizuar planprogramin për bashkëqeverisje.

Kryetari i LDK-së nuk flet për pikat ku s’u pajtuan me LVV-në

LDK e LVV diskutojnë programin për drejtësi, Gjykata Speciale ‘nuk ka kthim mbrapa’

LVV e LDK nisin takim për harmonizim të programit në ekonomi

www.kallxo.com