Ambasadori britanik bën thirrje për unitet mes komuniteteve kundër coronavirusit
18.3.2020 - 11:46
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott përmes një deklarate u ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve të Kosovës që të punojnë së bashku në këtë kohë sfiduese për shkak të coronavirusit.
“E gjithë Kosova duhet të luajë rolin e vet për të ofruar siguri dhe shërbim për qytetarët e saj”, thuhet në këtë deklaratë e publikuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, përmes Facebook-ut.
Në anën tjetër, edhe ambasdadori i SHBA-së dhe ai i Gjermanisë e kanë përshëndetur punën e institucioneve të Kosovës, kundër Covid – 19.