Ambasadori Bajrami tregon propozimin e Kosovës në Bruksel që u refuzua nga Borrell
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Kosova ka propozuar që të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale, e po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.
Bajrami përmes një postimi në twitter ka thënë se ‘çuditërisht’ propozimi i Kosovës është refuzuar.
“Kosova propozoi të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të asaj që Serbia të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermani dhe Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar ai.
At urgent dialogue meeting called by @JosepBorrellF, #Kosovo proposed to suspend further phases of plate conversion, in exchange of Serbia stop issuing illegal plates & EU starting the process of talks based on latest proposal backed by GER & FRA.
Strangely, this was refused!— Agron Bajrami (@AgronBajrami) November 21, 2022
Sot, pas më shumë se pesë orësh takim, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje në Bruksel.
Kryediplomati evropian, Josep Borrell tha sot se Bashkimi Evropian ka dhënë një propozim sot i cili është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe është pranuar nga presidenti serb, Akesandar Vuçiq.
Borrell tutje tha se do t’i njoftojë vendet anëtare të BE-së për mosrespektimin e detyrimeve nga palët, duke shtuar se “kjo vlen veçanërisht për Kosovën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti tha se Borrell ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si datë përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve mes vendeve.