Ambasadori amerikan vizitoi familjet e personave të zhdukur në Krushë të Madhe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot Krushën e Madhe të Rahovecit për të biseduar me familjarë të personave të zhdukur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Në këtë vizitë, ai ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Alison.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se qeveritë mund të bëjnë më shumë për të sjellë drejtësi për familjet e personave të zhdukur.

 

“Unë dhe Alison vizituam sot familjet e personave të zhdukur të Kosovës në Krushë të Madhe. Të prekur nga guximi dhe vendosmëria e tyre. Ne diskutuam se si të mbijetuarit e të gjitha komuniteteve meritojnë zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe drejtësinë, dhe se si të gjitha qeveritë mund të bëjnë më shumë”, ka shkruar Ambasadori Kosnett.