Ambasadori amerikan vëzhgon votimin në Graçanicë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka vizituar sot qendrën e votimit në Graçanicë, të vendosur në shkollën “Kral Milutin” në këtë komunë.

Kosnett ka qëndruar në mjediset e shkollës ku ka parë nga afër procesin zgjedhor.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se rreth 10% e votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 11:00.

“Duke u mbështetur në informacionet e komisionerëve Komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar mirë. Në bazë të të dhënave që kemi marrë deri me tani kanë votuar 174 mijë e 669 votues apo 9.64% nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues”, tha Daka.

Procesi në Gracanicë dhe Shtërpcë është duke vazhduar mirë pavarësisht disa rasteve të cilat janë shënuar atje dhe janë raportuar por që ne nuk kemi marrë ndonjë informacion.

“Listat janë pastruar, deri kur janë zgjedh datat e zgjedhje ne kemi punuar me ekstrakte përfundimtare që kemi marrë”, tha Daka.