Ambasadori amerikan sonte në “Jeta në Kosovë”

Philip Kosnett, Ambasador i Shteteve të Bashkuara do të flasë në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”.

Përballë Jeta Xharrës, Kosnett flet për qeverinë e re dhe për porosinë e tij për kryeministrin e ardhshëm.

Ambasadori flet edhe për idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe për hetimet e mundshme ndaj kompanisë amerikane Bechtel &Enka.

Në pjesën e parë të emisionit do të transmetohet intervista me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com. Ndërkaq repriza transmetohet të premten në mesditë.