Phpto: FLY

Ambasadori amerikan: Shpresojmë në progres të dialogut para zgjedhjeve në ShBA

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të avancojnë drejt një marrëveshjeje finale deri në vjeshtë dhe se ai pret që të shohin një ndryshim përpara zgjedhjeve presidenciale të ShBA-së.

“Pritja jonë është që para zgjedhjeve në SHBA (3 nëntor), do të ketë përparim në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, pasi përparimi është absolutisht i domosdoshëm për stabilitetin në rajon. Kështu që ne do të vazhdojmë punën tonë për të mbështetur dialogun”, ka thënë Godfrey për gazetën Novosti, raporton Kossev.

Dialogu Beograd-Prishtinë ka ngecur që nga nëntori i vitit 2018 kur Kosova vendosi taksa 100 përqind për importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.