Ilustrim Fotofrafia është realizuar në një takim të datës 10 mars 2022

Ambasadori amerikan shkon në presidencë, po mban takim me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

KALLXO.com ka marrë vesh nga burimet në Qeveri dhe Presidencë se momentalisht po zhvillohet një takim në presidencë ku po marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja Donika Gërvalla, zëvendëskryeministri Bislim Bisimi bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ky takim vjen pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri