Ambasadorët e QUINT-it

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre liderëve shtetëror

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara i kanë shkruar në takim kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani.

Përpara se të shkojnë në takim QUINT-i dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të votojnë në referendumin kombëtar të Serbisë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratë.

Të dielën më 16 janar, në Serbi mbahet një referendum në të cilin qytetarët e saj do të deklarohen në pyetjen “a jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe janë pjesë e përpjekjeve të shtetit të Serbisë për t’u afruar me strukturat e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se qytetarët e Serbisë që jetojnë në Kosovë këtë të drejtë ta shfrytëzojnë përmes dy opsioneve: përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë

Ndërsa Serbia kërkon që ky referendum të mbahet ashtu siç janë mbajtur zgjedhjet e parlamentare të Serbisë më 21 qershor të vitit 2020, mbajtjen e të cilave e kishte lejuar qeveria e Kosovës.