Flamuri i Kosovës dhe ai i Gjermanisë

Ambasada gjermane tregon sa qytetarë të Kosovës kërkuan viza afatgjate

Mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar viza afatgjate në Ambasadën e Gjermanisë brenda dy viteve.

Sipas statistikave të Ambasadës gjermane në Kosovë vetëm gjatë viteve 2017 dhe 2018 mbi 6 mijë qytetarë kanë kërkuar viza afatgjate me mundësi punësimi.

Rreth 3 mijë qytetarë të Kosovës gjatë vitit 2018 kanë kërkuar viza afatgjate me mundësi punësimi në Ambasadën gjermane, ndërsa në vitin 2017 po të njëjtën vizë e kanë kërkuar mbi 3 mijë qytetarë.

Në periudhën 2016 -2018 vlerësohet se Kosova ka humbur rreth 2% të popullsisë.