Ambasada Gjermane rifillon punën për disa shërbime të kufizuara konsullore

Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar se ka filluar sërish shërbime konsullore në mënyrë të kufizuar.

Sipas njoftimit, shërbimet e kufizuara ofrohen për shkak të masave shëndetësore dhe situatës me pandeminë COVID-19.

“Për shërbimet e mëposhtme prej tani përsëri mund të kërkohen termine: Kërkesë për lëshim të një pasaporte gjermane, letërnjoftimi gjerman ose pasaporte për fëmijë gjermane; Vërtetim të nënshkrimit; Kërkesë për lëshimin e një certificate policore; Deklarata e pëlqimit të njërit prind për bashkim familjar; Deklarata për heqje dorë nga trasghëgimia; Vërtetimi i kalimit të kufirit, dëshmia për dalje nga Gjermania; Dhënia e një deklarate për regjistrim të lindjes dhe/ose për mbiemër”, thuhet në njoftim.

Për më shumë informata klikoni Këtu.