Ambasada e Zvicrës: Viktimat kanë të drejtë të kenë drejtësi pavarësisht etnisë së tyre

Ambasada e Zvicrës përmes një reagimi në Facebook ka thënë se të gjitha viktimat kanë të drejtë të kenë drejtësi pavarësisht etnisë së tyre.

Sipas ambasadës kjo e drejtë është e garantuar në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe një kulturë e mosndëshkimit dhe mohimit të tyre pengon procesin e drejtësisë tranzicionale.

“Të gjithë viktimat kanë të drejtë në drejtësi, pavarësisht nga identiteti i tyre etnik. Një kulturë e mosndëshkimit dhe mohimit pengon procesin e drejtësisë tranzicionale dhe parandalon drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre. Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut, e parashikuar në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Individët dhe organizatat që mbrojnë drejtësinë për të gjithë viktimat, përfshirë viktimat nga komunitetet jo-shqiptare, nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë. Përkundrazi, ata japin një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e trashëgimisë së së kaluarës dhe ndërtimin e një shoqërie kosovare bazuar në sundimin e ligjit dhe barazisë”, thuhet në reagimin e ambasadës zvicerane.

Ky reagim vjen sot në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në Kosovë, 27 prilli.