Bernard Challandes

Ambasada e Zvicrës i uron fat Kosovës dhe Challandes në ndeshjen me Anglinë

Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka uruar fat në ndeshjen me Anglinë kombëtares së Kosovës dhe trajnerit Bernard Challandes.

“Ne i urojmë Kosovës dhe trajnerit Challandes fatin më të mirë për ndeshjen e sontme”, thuhet në publikimin e Ambasadës në Facebook.

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është me origjinë zvicerane.

Sonte në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Angli, në kuadër të Euro 2020.