Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Ambasada e Ukrainës në Britani të Madhe goditet nga sulme kibernetike

Ambasada e Ukrainës në Britaninë e Madhe ka bërë të ditur se është goditur nga sulme kibernetike.

Kështu është thënë në një publikim të Ambasadës në rrjetin social Twitter.

“Për shkak të sulmeve të vazhdueshme kibernetike ndaj Ambasadës së Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, faqja jonë zyrtare e internetit dhe email-et aktualisht nuk funksionojnë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka publikuar adresat elektronike në të cilat mund të zhvillohet kontaktet.

Përveç sulmeve ushtarake të Rusisë, Ukraina është përballur edhe me sulme kibernetike në ueb-faqet e institucioneve shtetërore.