Logo; Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Ambasada e SHBA-së reagon pas deklaratave se një njeri i Trump-it vjen në mbështetje të Veselit

Pas deklaratave se njëri nga njerëzit e Trumpit do të vie në Kosovë për të përkrahur fushatën e kryetarit të PDK-së dhe kandidatit Kadri Veseli ka reaguar ambasada e SHBA-ve të cilët kanë thënë që kjo ambasadë nuk mbështet ndonjë kandidat.

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ka tash e disa ditë që në mediat kosovare janë duke qarkulluar lajme se njëri nga njerëzit e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump do të vie në Kosovë për ta përkrahur fushatën e kandidatit të PDK-së, Kadri Veseli, fushatë e cila është e fokusuar në luftimin e korrupsionit.