Ambasada e ShBA-së: Prezenca e KFOR-it në kufi e përkohshme

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe  ka reaguar lidhur me ecurinë e sotme të largimit të barrikadave dhe njësisë speciale në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ai ka thënë se prezenca e KFOR-it në ato pika do jetë e përkohshme dhe pas dy javësh presin që operimet në kufij të kthehen në normalitet.

Sipas tij, është koha ky momentum të përdoret për rifillim të zellshëm të dialogut.

“Përparim i mirë i Kosovës dhe Serbisë në zbatim të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE për kufijtë. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, pas dy javësh ne presim që operimet në kufij të kthehen në gjendje normale. Koha për të ndërtuar ndërtuar mbi këtë momentum dhe për të rifilluar me zell dialogun”, ka thënë ai.

13 ditë pas bllokadave largohen Njësitë Speciale nga Jarinja dhe Bërnjaku – Pamje