Ambasada e SHBA-së përgëzon Kosovën për sanksionet ndaj Rusisë dhe përkrahjen për Ukrainën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Kosovën për sanksionet ndaj Rusisë si dhe dënimin ndaj veprimeve vdekje prurëse të saj.

Përmes rrejtit Twitter, ambasada përmendi edhe ndihmën  e Kosovës ndaj Ukrainës, me mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët.

“Shtetet e Bashkuara e përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën – duke vendosur sanksione, ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

 

Qeveria e Kosovës më 16 maj ka vendosur sanksione të reja ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë.

Qeveria ka miratuar shqyrtim Propozim-vendimin për zbatimin e Sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me marrjen e masave restriktuve për terrorizëm ndaj ISIL dhe Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave ose strukturave tjera të lidhura me to.

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë