Ambasada e SHBA-së në Serbi reagon për lojën mes ushtarëve amerikanë dhe protestuesve në Leposaviq
06.6.2023 - 19:19
Ushtarët e KFOR-it amerikan dhe protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjetur kohë edhe për të luajtur bashkë.
Për këtë ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.
“Lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve në të cilën fitojnë të gjithë. Punë të mbarë djema!”- thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Serbi.
Siç raporton portali kosovar në gjuhën serbe Kossev, ushtarët e KFOR-it i janë bashkuar protestuesve serbë, të cilët këto ditë po shënojnë fillimin e ‘Lojërave të Punëtorëve’, që sipas mediumit, është një manifestim tradicional në këtë komunë.
KFOR-i amerikan dhe protestuesit në Leposaviq luajnë bashkë – VIDEO