Logo; Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Ambasada e ShBA-së në Kosovë bën thirrje të lihen anash ndasitë mes komuniteteve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Ata kanë përgëzuar përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e coronavirusit në Kosovë.

“Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Më tej, në deklaratë thuhet se duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, mposhtet coronavirusi.

“Së bashku ne mundemi”, përfundon deklarata.