Ambasada e ShBA-së: Mezi presim që të punojmë me Qeverinë Hoti

Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

Pas kësaj, Ambasada e ShBA-së në Kosovë kanë thënë se mezi presin që të punojnë me Qeverinë Hoti.

“Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.