
Ambasada e SHBA-së: Kur kemi qëndrime i bëjmë përmes deklaratave, jo me ‘like’
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me raportimet se kanë pëlqyer një Tweet ku flitej për tërheqje të njohjeve për Kosovën.
Nga ambasada u bë e ditur se në 24 orët e fundit nuk është bërë asnjë ‘like’ i qëllimshëm nga llogaria e saj në Twitter.
“Llogaria zyrtare e Ambasadës së SHBA-së në Twitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Kur kemi qëndrime për të artikuluar, e bëjmë përmes deklaratave zyrtare, jo nga një “like” i mediave sociale” – thuhet në reagim.
The U.S. Embassy official Twitter account did not intentionally "like" any posts on Twitter in the past 24 hours. As noted previously: when we have a position to articulate, we do so via official, attributable statements – not by a social media "like." 2/2
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 5, 2023
Tutje, ambadasa theksoi se pavarësia e Kosovës është fakt dhe kundërshton çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën teksa merr vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës” – thuhte tutje në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
Gjatë ditës pati shumë raportime se llogaria në Twitter e ambasadës amerikane pëlqeu një status të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku fliste për tërheqje të njohjeve për Kosovën.