Ambasada e ShBA-së kërkon që të zgjidhet çështja e veteranëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërtojë mekanizma më të mirë për sundimin e ligjit.

Ambasada ka cekur disa çështje, ku njëra prej tyre është ajo e veteranëve dhe emërimet e noterëve.

Sipas Ambasadës së ShBA-së Kosova ka ecur përpara vetëm me zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së, por jo në të dy tjerat.

“Rishikimi i Sundimit të Ligjit është një veçori e re e cila thekson rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit – shih tre çështje të fundit më poshtë ku sundimi i ligjit nuk mori të njëjtin nivel respektimi. Kosova ka sukses kur respektohet sundimi i ligjit”, thuhet në një postim në profilin zyrtar të Ambasadës, ku edhe ka postuar një foto, duke kërkuar nga qytetarët për ide të tjera.

Kësaj iniciative i është bashkangjitur edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, duke thënë se sfida më e madhe e Kosovës është sundimi i ligjit.

“Kosova nuk ka ndonjë sfidë më të madhe sesa ndërtimi i sundimit të ligjit, dhe kjo do të ndodhë vetëm me qytetarë të informuar, duke kërkuar ndryshime”, tha ai.

Çështja e veteranëve u bë temë e diskutimit edhe gjatë javës së kaluar, pasi që ambasadori zviceran gjatë përurimit të ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt, tha se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, e Kosova të shpenzojë para në paga të veteranëve.

‘Infrastruktura’ e reagimit të Pal Lekajt ndaj ambasadorit të Zvicrës

www.kallxo.com