Logo; Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Ambasada e ShBA-së kërkon dyfishimin e përpjekjeve për gjetjen e autorëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes (ShBA) në Kosovë ka kërkuar që të vihet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook kanë theksuar që është koha që të dyfishohen përpjekjet për të kërkuar autorët e krimit.

“Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Ne vlerësojmë angazhimin e Kosovës për të dhënë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i kërkuar të gjithë autorët e krimit të përgjegjshëm, pavarësisht nga prejardhja, përkatësia etnike ose lidhjet politike”, shkruan Ambasada në Facebook.

Javën e kaluar, Gjykata e Prishtinës  dënoi me 10 vite burg Zoran Vukotiqin për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është dënimi i parë në Kosovë për këtë krim të kohës së luftës.

Gjykata Themelore dënon me 10 vjet burg Zoran Vukotiq për dhunë seksuale gjatë luftës

 

Gjykata jep detaje për dënimin e Zoran Vukotiqit me 10 vite burg