Foto: KALLXO.com

Ambasada e ShBA-së bën thirrje të respektohen masat e reja të qarkullimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat e vendosura nga institucionet e Kosovës, për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ambasada përmes një publikimi në Facebook, ka theksuar se qytetarët do të jenë në gjendje që shumë shpejt të takojnë njëri-tjetrin, nëse ndiqen këto masa.

“Ne e dimë që distanca sociale globale dhe ndjekja e kufizimeve të lëvizjes lokale po zgjat. Por është tejet e rëndësishme që ne vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe komunat për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Ne do të jemi në gjendje ta takojmë njëri-tjetrin së shpejti, nëse ndiqen këto masa. Ne jemi në këtë bashkë, dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në publikim.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar se rritja e numrit me të infektuar nga coronavirusi në Kosovë, nuk është e mirë.

Ai ka bërë thirrje për t’u respektuar masat e reja të sigurisë, të vendosura nga institucionet e Kosovës.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 387 persona me coronavirus, 66 janë shëruar si dhe janë shënuar 9 vdekje.

Që nga sot qytetarët e Kosovës, me rotacion mund të dalin nga shtëpitë e tyre për vetëm një orë e gjysmë, një herë në ditë.

Këto janë oraret për lejimin e qarkullimit të qytetarëve: