Foto: Atdhe Mulla

Ambasada e ShBA-s mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin e menjëhershëm të Qeverisë

Amabasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe ka uruar Glauk Konjufcën si kryekuvendar si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“I inkurajojmë liderët politikë ta formojnë qeverinë e re menjëherë për ta përmbushur mandatin që ia kanë dhanë votuesit. Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë e re, rreth sfidave të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, shkruan Ambasada e ShBA-së.