Alarm nga Gjermania, 608 mërgimtarë që vizituan Kosovën të infektuar me Coronavirus

608 të infektuar me COVID-19, me shtetësi të Kosovës kanë hyrë në Gjermani gjatë katër javëve të fundit, sipas Robert Koch Institut.

Ambasada e Kosovës në Gjermani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar të gjithë këta shtetas  (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve.

Pas numrit të të infektuarve nga Kosova ka pasuar Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105.

“Apelojmë pokështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane” shkruan Ambasada.