Ambasada e Japonisë nënshkruan pesë projekte të granteve

Qeveria Japoneze i ka dhuruar Kosovës grante në vlerë prej 320,440 mijë eurove.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasada japoneze në Kosovë.

Përmes një paraqitje për media, është bërë e ditur se projektet do të shkojnë nëpër komuna të ndryshme në tërë Kosovën.

Më këtë rast, Qendron Kastrati kryetar i Kamenicës, ka falënderuar Qeverinë japoneze për ndihmën e dhënë.

“Jemi mirënjohës për ndihmën që po i bëni qytetit të Kamenicës. Kjo ndihmë ka vlerë të madhe andaj ju jemi falënderues, uroj që edhe në të ardhmen të kemi kësi lloj bashkëpunimesh”. RTK