Ambasada e Francës në Kosovë përkrah emërimin e Lajçak si emisar të BE-së për dialogun

Ambasada e Francës në Kosovë e ka mbështetur emërimin e Miroslav Lajçak si të dërguar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo ambasadë ka theksuar se Miroslav Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e Francës në ushtrimin e funksioneve të tij si përfaqësues special i BE-së për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ai do të përfaqësojë Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij në rolin e tij ndërmjetësues me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese midis dy palëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze.

Këshilli i BE-së, ka njoftuar se ka emëruar sot Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Lajçak do të marrë detyrat e tij menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh.

Lajçak është një diplomat sllovak që më parë ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).

Ai ishte Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje-Hercegovinën nga 2007-2009, ndërsa gjithashtu vepronte si Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare atje. Si një i dërguar personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së negocioi, organizoi dhe mbikëqyrë referendumin për pavarësinë e Malit të Zi në 2006 në emër të Bashkimit Evropian.

Javë më parë, presidenti iKosovës Hashim Thaçi, ia parashikoi dështimin Lajçakut, pa ia përmendur emrin.

“BE emëroi zyrtarisht të Dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi. E përgëzoj për punën e këndshme që mori. Por misioni i tij i ri është krijuar të dështojë për shkak të historisë së tij për të ndaluar Sllovakinë të njohë Kosovën dhe të votojë kundër Kosovës në UNESCO”, shkroi Thaçi në Twitter.

Miroslav Lajčák pourra compter sur le soutien de la France️ dans l’exercice de ses fonctions en tant que Représentant…

Publiée par Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo sur Vendredi 3 avril 2020