Ambasada e Francës dhe ambasadori gjerman në Kosovë, mohojnë dokumentin ‘non-paper’

Ambasada e Francës në Prishtinë ka mohuar autorësinë e dokumentit i cili u publikua në disa media të vendit.

Në një reagim në Twitter thuhet se shtetet që përmenden në dokument, Franca dhe Gjermania, nuk janë burim i tij.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturit non-paper franko-gjerman, botuar sot në Kohën Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Mireoslav Lajcak”, thuhet në reagimin e tyre.

Njëjtë sot reagoi edhe ambasadori gjerman në Prishtinë. Ai mohoi dhe e quajti lajm të rremë dokumentin e publikuar.

Detaje nga përmbajtja e dokumentit mund t’i gjeni në artikullin më poshtë.

 

Përveç Asociacionit, Kosovës në Bruksel i kërkohet ‘Rajon Autonom i Veriut të Kosovës’ (Dokumenti i plotë)

www.kallxo.com