Foto: Policia e Kosovës/Facebook, 24.01.2025

Ambasada e Britanisë së Madhe i jep disa pajisje donacion Policisë Kufitare të Kosovës

Departamenti për Kufi i Policisë së Kosovës ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe më 24.01.2025.

Donacioni përfshin pajisje për punë policore në terren.

Sipas njoftimit të Policisë, donacioni i Ambasadës britanike përmbanë skaner, bateri dore, zmadhues të dokumenteve dhe të tjera.

“Një pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€, dy detektor për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€, 68 bateri dore ndriquese, 75 zmadhues për dokumente, 280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe 100 zmadhues për dokumente” – është donacioni i Ambasadës britanike për Policinë e Kosovës.

Departamenti për Kufi i Policisë i ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe, e cila konsiderojnë se e ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve.

“Policia e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe punës sa më efikase të Policisë së Kosovës” – thuhet në fund të njoftimit të PK-së, më 24.01.2025.