Ambasada e amerikane falënderon punonjësit shëndetësorë në Kosovë

Ambasada e ShBA-ve në Kosovë në Ditën Botërore të Shëndetit ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësorë në Kosovë.

“Sot është Dita Botërore e Shëndetit, dhe si çdo ditë, ne dëshirojmë që me gjithë zemër të falënderojmë dhe përshëndesim të gjithë punonjësit shëndetësor të Kosovës (mjekë, infermierë, portierë, etj.), vullnetarë, kontribuues të tjerë publik dhe privat, si dhe udhëheqësit e tyre për mbajtjen e frontit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës në facebook.

Po ashtu ambasada falënderon qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë të kujdesshëm dhe kanë respektuar rregullat e vëna nga institucionet kompetente.

“Ne gjithashtu vlerësojmë thellësisht qytetarët e Kosovës që sillen me përgjegjësi, veprojnë bujari dhe tregojnë kujdes për të mirën dhe mbijetesën tonë më të madhe në këtë kohë të vështirë. Ne e dimë se nuk ka qenë e lehtë, por ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, thuhet në postim.

Today is World Health Day, and like every day, we want to wholeheartedly thank and salute all of Kosovo's health…

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Mardi 7 avril 2020

Aktualisht në Kosovë nga coronavirusi janë 170 të infektuar, janë shëruar 24 persona, ndërsa kanë vdekur 4.