Ambasada britanike: I mbështesim punimet për ndryshimet kushtetuese për Vettingun

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka mirëpritur nisjen e punimeve për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me procesin e Vettingut.

Ambasada britanike ka thënë se e mbështesin një proces të tillë dhe do të vazhdojnë të jenë partner i Qeverisë kosovare.

“Mirëpresim takimin e sotëm të  kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për të nisur punën për ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut.  Ne e kemi mbështetur nismën që nga fillimi dhe do të vazhdojmë të jemi partner për Qeverinë ndërsa ata ecin përpara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, morën pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut.

Kurti: Vetingu do kthejë besimin e qytetarëve në drejtësi

www.kallxo.com