Ambasada britanike: Ekziston rreziku që fletëvotimet nga diaspora të mos arrijnë me kohë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar rreth votimit nga votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në vend.

Përmes një postimi në Faceook Ambasada ka përshëndetur numrin e madh të votuesëve nga diaspora, duke e quajtur “numër rekord aplikimesh”.

Tutje, ata kanë shtuar se ata do të angazhohen që votat e diasporës të mbërrijnë në kohë dhe në mënyrë të sigurt pasi që ekziston rreziku që jo të gjitha fletëvotimet të arrijnë me kohë.

“Misionet e mëparshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE kanë rekomanduar që ligji të ndryshojë në mënyrë që të lejojë më shumë kohë për proceset parazgjedhore. Kjo nuk ka ndodhur dhe afati për këto zgjedhje të parakohshme është edhe më i shkurtër se normalisht, duke bërë presion mbi KQZ-në dhe duke krijuar rreziqe që jo të gjitha fletët e votimit të hedhura jashtë shtetit do të arrijnë me kohë”, thuhet në postimin e Ambasadës.

“Ky mision, së bashku me të tjerët, është duke u angazhuar me institucionet përkatëse dhe është i kënaqur që janë bërë rregullime që të gjitha fletët e votimit të diasporës që mbërrijnë në kohë të merren në mënyrë të sigurt dhe të numërohen pa ndërhyrje. Ne natyrisht do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë”, vazhdon njoftimi.