
Ambasada Britanike e nderuar me sukseset e pjesëtarëve të FSK-së
Ambasada Britanike në Kosovë është shprehur e nderuar me suksesin e nënkolonelit Shpëtim Halilaj në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.
Në postimin në facebook, kjo ambasadë ka bërë të ditur se edhe kapiten Bajram Geci ka kryer me sukses detyrën si instruktor i ftuar atje.
“Si aleat i Kosovës ne do të vazhdojmë të mbështesim Forcat e Armatosura të saj dhe të ndihmojmë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet më prestigjioze ushtarake”, thuhet në postimin në facebook.
Poashtu kjo ambasadë ka bërë të ditur se deri më sot Britania e Madhe, Ministria e Mbrojtjes ka trajnuar 25 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë Akademi të nderuar Ushtarake
Duke theksua se ‘angazhimi ynë për edukimin e një gjenerate të re të FSK-së është i patundur’