Foto: British Embassy/Facebook

Ambasada britanike: Dua Lipa, krenaria e Kosovës dhe Britanisë së Madhe

Ambasa britanike në Kosovë ka organizuar një takim ku ka mbledhur më të mirët në sport, kulturë, muzikë e inovacion.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe këngëtarja Dua Lipa.

Ambasada britanike Lipën e ka quajtur krenaria e Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Ti kurrë nuk e harron se nga je kurrë. Krenaria e Britanisë dhe e Kosovës, Dua Lipa, kaloi një pasdite në rezidencën britanike, duke takuar artistë dhe krijues, vullnetarë dhe aktivistë që po sjellin ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit”, thuhet në postimin e Ambasadës britanike në Facebook.

Këta të rinj i ka pritur ambasadori britanik në largim Ruairi O’Connell.

Lipa është duke qëndruar në Kosovë përderisa është duke u zhvilluar Sunny Hill Festival.

Ky festival ka filluar më 2 gusht dhe do të përfundojë sot. Në natën e sotme artisti kryesor që do të shfaqet në skenë do të jetë DJ Calvin Harris.