Ambasada amerikane uron Kosovën për marrëveshjen mes KOSTT dhe ENTSO-E

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Kosovën për arritjen e marrëveshjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E dhe anëtarët e Grupit Rajonal të Europës Kontinentale për t’u lidhur me rrjetin elektrik europian.

Në deklaratën e Ambasadës amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar palët të gjejnë zgjidhje krijuese dhe të qëndrueshme për të nxitur integrimin e mëtejshëm ekonomik.

“Ne mezi presim që të vazhdojmë të punojmë me Kosovën dhe partnerët e saj të shumtë gjersa ajo zbaton këtë vendim dhe vazhdon integrimin e saj në komunitetin europian”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Kosovë.

Dje, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes në mes KOSTT dhe Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO –E).

Hajdari ka thënë se marrëveshja e re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale).

Humbjet Milionëshe në Energjetikë