Logo; Ambasada e SHBA-ve në Kosovë

Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtares së njohur të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Ambasada amerikane përmes një postimi në “Twitter” kanë ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistët e Kosovës.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi 9 shkurtin e ka shpallur ditë zie në Kosovë. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

Pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00./21Media