Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë të goditura nga avionët e rrëmbyer nga terroristët - Foto: Wikimedia

Ambasada amerikane: ShBA është përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për angazhimin kundër terrorizmit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se ShBA është përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për angazhimin kundër terrorizmit për t’i mbajtur vendet tona të sigurta.

“Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë të angazhuar kundër terrorizmit për t’i mbajtur vendet tona të sigurta”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Të njëjtit kujtuan 20-vjetorin e sulmeve terroriste që u bënë në ShBA dhe gati 3 mijë burrat, gratë dhe fëmijët nga 90 vende që mbetën të vdekur në këtë sulm.

11 shtatori i vitit 2001 është dita kur bota u trondit nga sulmet terroriste që u bënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 2 mijë e 997 njerëz.

Në këtë ditë lideri i Al -Kaedas nga Afganistani, Osama bin Laden organizoi 90 burra që rrëmbyen katër aeroplanë tregtarë amerikanë të ngarkuar me karburant.

Dy nga këta aeroplanë goditën qëllimisht Kullën Veriore dhe atë Jugore, ndryshe të njohura si Kullat Binjake.

Aeroplani i tretë goditi një ndërtesë në Pentagon të Uashingtonit.

Ndërsa, ai i katërti u përplas në një fushë pranë Shanksville në Pensilvani.

Ky i katërti besohet se u përplas në fushë pasi që pasagjerët dhe bordi drejtues që ishte aty tentuan të marrin nën kontroll prapë aeroplanin duke mos lejuar që grupi sulmues të shkonte në vendin që kishin planifikuar të sulmonin.

Mosha e viktimave në këtë sulm ishte nga dy deri në 85 vjeç, ku përafërsisht 75 deri në 80% e viktimave janë burra.