Ambasada Amerikane reagon për shkarkimin e bordit të RTK-së

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Përmes një publikimi në Facebook, Ambasada ka thënë se shkarkimi i bordit do të duhet të bëhen me prova transparente dhe jo me justifikime të pakta.

Këto shkarkime, sipas Ambasadës Amerikane, dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të pakët. Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kuvendi i Kosovës dje ka shkarkuar tetë anëtarët e bordit të RTK-së.

Anëtarët e shkarkuar janë: Sali Bashotën, Agron Gashin, Lirim Gecin, Ilir Bytyçin, Albinot Malokun, Bajram Mjekun, Petrit Musollin dhe Fadil Miftarin.