Foto: Ambasada amerikane

Ambasada amerikane: Kur t’u vjen radha, vaksinohuni kundër COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën kundër COVID-19, sapo t’u vjen radha.

Ambasada ka publikuar disa fotografi të vaksinimit që po ndodhë në Kosovë, duke shprehur kënaqësi që procesi po vijon normalisht.

“Të lumtur të shohim vaksinimet që po shkojnë normalisht …. kur të vjen radha juaj, merreni vaksinën”, thuhet në publikimin e ambasadës në Facebook.

Kosova fundjavën e shkuar pranoi 24 mijë doza të vaksinave. Të hënën ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor, kurse më pas do të vijojë me personat e moshuar.