
Foto: Ambasada amerikane në Kosovë / facebook
Ambasada amerikane kujton presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën
22.1.2025 - 20:02
Ambasada amerikane në Kosovë ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në 19-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një shkrimi, Ambasada ka thënë se trashëgimia dhe vizioni i Rugovës vazhdojnë të jenë frymëzim në Kosovë dhe në botë.
“Dje, e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani për të nderuar Dr. Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij. Trashëgimia dhe vizioni i tij vazhdojnë të jenë frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”- shkruan Ambasada amerikane në Kosovë.
Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës.
Ai vdiq më 21.01.2006 pas një sëmundjeje të rëndë.