Ambasada amerikane i paralajmëron amerikanët që të largohen "menjëherë" nga Rusia

Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një alarm sigurie dhe u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, ambasada amerikane paralajmëroi se shtetasit e dyfishtë ruso-amerikan mund të thirren si pjesë e mobilizimit të qeverisë ruse në mbështetje të pushtimit të saj në Ukrainë.

Mes tjerash, tty thuhej se Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane të shtetasve të dyfishtë, ta mohojë qasjen e tyre në ndihmën konsullore të SHBA-së, ta parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë shtetas të dyfishtë për shërbimin ushtarak.

Ambasada gjithashtu i paralajmëroi se qytetarët e saj “nuk duhet të udhëtojnë në Rusi” dhe se ata që banojnë ose udhëtojnë në Rusi “duhet të largohen menjëherë nga Rusia ndërkohë që mbeten mundësitë e kufizuara të udhëtimit komercial”.

Opsionet komerciale të fluturimeve nga Rusia janë “jashtëzakonisht të kufizuara për momentin” dhe shpesh të padisponueshme në një njoftim të shkurtër, paralajmëroi ambasada amerikane në Moskë./The Guardian