Foto: NATO

Ambasada Amerikane duartroket Ibrahim Rugovën

Ambasada e Amerikanë në Kosovë ka njoftuar se ditët në vijim do duartrokas liderët dhe heronjtë nga SHBA dhe Kosova që luftuan për të drejtat dhe liritë për të gjithë, përmes këtij aktiviteti do përkujtohen ikonat e të drejtave të njeriut që mbahen mend si njerëz me ndikim dhe frymëzues.

Këtu bëjnë pjesë liderët John Lewis dhe ish Presidenti, Ibrahim Rugova ku ambasada ka dy arsye të përzgjedhjes së dyshes.

“Asgjë nuk mund ta ndalë fuqinë e një populli të përkushtuar dhe të vendosur për të bërë ndryshime në shoqrinë tonë. Pse? Sepse qeniet njerëzore janë lidhja më dinamike me hyjnoren në këtë planet”.

Përfaqësuesi John Lewis luftoi për të drejta të barabarta gjatë gjithë jetës së tij.

Lewis inkurajoi aktivistë dhe qytetarë të tjerë që “Të mos kenë kurrë frikë të bëjnë zhurmë dhe të hyjnë në telashe, telashe të nevojshme”.

Ai konsiderohet si një nga gjashta e madhe në Lëvizjen e të drejtave civile në SHBA, i cili luftoi për mbrojtjen dhe avancimin e afrikano-amerikanëve.

Ai barti këtë “telash të madh” me vete si një luftë për ata që janë të margjinalizuar gjatë karrierës së tij si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesëve të SHBA-së.

Trashëgimia e tij vazhdon të inkurajojë njerëzit për të pyetur veten, “Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo tani, atëherë kur?”.

Kurse për ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në shkrimin ambasadës theksohet rezistenca e tij paqësore ndaj shtetit serb duke modeluar veten si Gandi dhe Martin Luter King .

“Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës. Ai ishte shkrimtar, akademik dhe politikan që mbronte një politikë të rezistencës paqësore ndaj sundimit serb në fushtaën e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe modeloi veten si Gandi dhe Martin Luter King. Ai besonte në fuqinë e politikës dhe jo-dhunën. “Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike me një shoqëri politikisht tolerante dhe më një ekonomi të qëndrueshme, të integruar në BE, NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të”.