Ambasada Amerikane: Deputetët të përmbushin përgjegjësinë duke marrë pjesë në votimin për presidentin

Ambasada Amerikane në Kosovë ka dhënë qëndrimin e saj për seancën ku pritet të votohen kandidatët për president të Kosovës.

Ambasada Amerikane ka kërkuar nga deputetët që të përmbushin përgjegjësinë e tyre dhe të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim një votim të Asamblesë për presidentin. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar një kuorum”, thuhet në publikim e ambasadës amerikane në Facebook.

Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës sot, në ora 18:00 pritet të votoj presidentin e ri të vendit.