Ilustrim- Pallati i Rinisë - Foto: KALLXO.com (28 janar 2018)

Ambasada amerikane alarmon mbi cilësinë e ajrit në Prishtinë

Ambasada Amerikane në Kosovë sot në mëngjes ka alarmuar mbi cilësinë e ajrit në Prishtinë.

Sipas tyre, ajri në kryeqytet është i rrezikshëm për shëndetin.

Cilësia e ajrit është në shkallën 154 AQI që sipas klasifikimit është cilësia më e dëmshme e ajrit dhe është e rrezikshme për njeriun.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti tha për KALLXO.com se një ajër i tillë mund të jetë shkaktar i shumë sëmundjeve kronike të mushkërive, siç janë kanceri astma dhe bronkiti.

Sipas saj më të rrezikuarit janë fëmijët të cilët rriten në një ambient të tillë.

Mehmeti rekomandoi që të shfrytëzohet trafiku urban nga qytetarët sepse kështu do të lirohej më pak dioksid karboni pasi do të kishte më pak vetura.

Vendosja e filterave në termocentrale si dhe mbjellja e me shumë pemëve u konsideruan masa të tjera për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Dje në mbrëmje, KALLXO.com raportoi për cilësinë e ajrit në Prishtinë. Sipas matësit të vendosur te Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ajri ka qenë shumë i ndotur.

Vendosen ekranet për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit

.