Amaneti i Joe Biden në vizitën e fundit në Kosovë - VIDEO

Ish-zëvendës presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tani Presidenti i zgjedhur i Amerikës, kur vizitoi Kosovën në gusht të vitit 2016, afë “Bondsteel” për të përuruar lapidarin e Beau Biden tha se djali i tij i ndjerë, ishte i dashuruar me Kosovën.

Siç kishte treguar vetë Biden, djali i tij ishte në Kosovë si vullnetar ndërsa ishte i interesuar që ta ndihmonte vendin tonë në sistemin e drejtësisë.

Beau Biden ishte një jurist i njohur.

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë ishte i prishur prej dekadave nga sistemi totalitar dhe Bo dëshironte të punonte që, krimet e luftës të ndiqeshin penalisht në bazë të dëshmive të fuqishme jo në baz të emisioneve. Ai ndihmoi që të vendosej dhe themelohej sistemi ligjor i Kosovës i cili u ndërtua në atë që quhet modeli kundërshtues”, kishte thëne Joe Biden.

“Gjithmonë kam qenë krenar me të, por kurrë më shumë sesa kur kam ardhur, kur kam qenë këtu në Bonstel me të. Ai dhe vëllu i tij janë të njëjtë, kanë kurajo dhe nëna ime ka pasur një shprehje e cila vlenë edhe për djalin tim,  e cila më thoshte: Mbaje mend, të përkufizohesh nga kurajo, shpaguhesh nga besnikëria. Mendoj që kjo është arsyeja pse e duam kaq shumë këtë vend, jo vetëm që punojmë me shumë mund por me të vërtetë, i arriti që t’i donte vendin, kulturën e histroinë”, deklaroi tutje ai.

Ish-numri dy i ShBA-së atë kohë, kishte përmendur edhe sukseset e xhudistës kosovare, Majlinda Kelmendi.

“Shikoj sa larg ka arritur ky vend në 15 vjet. Vend i lirë dhe i pavarur, i njohur shumë vende të botës, në rrugë të integrimeve evropiane dhe mbështetur me demokraci. Siç e ka edhe bota në Rio, flamuri i Kosovës u ngjitë për herë të parë gjatë lojërave olimpike, kishte thënë ai.

Kjo është video e plotë: